Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha sot se deri më tani bilanci i tërmetit shkatërrues është 912 të vdekur dhe 5385 të plagosur.
Erdogan u paraqit në drejtorinë e Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) për të koordinuar përpjekjet në lidhje me tërmetin me magnitudë 7.4 që goditi 10 provinca turke dhe epiqendra e të cilit ndodhej në rrethin Pazarcik të Kahramanmaras, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Më shumë se 9,000 njerëz po marrin pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit”, tha Erdogan në konferencën për shtyp që mbajti pas vlerësimit të situatës në Qendrën Koordinuese AFAD./FolDrejt/