Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, gjatë bisedës është diskutuar bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Po ashtu, dy liderët kanë diskutuar zhvillimet në lidhje me çështjet rajonale, në krye me Libinë dhe Sirinë.