Lufta verbale mes muslimanëve dhe qeverisë franceze ka shkuar një hap më tej, ku tani edhe lideri turk Rexhep Taip Erdogan, ka kërkuar bojkot total për produktet franceze, informon foldrejt.com.
-Islamofobia dhe armiqësia ndaj muslimanëve, në disa vende të Evropës, është shndërruar në politikë të mbështetur në nivel presidencial. Ju bëj thirrje njerëzve të mi, që të mos blejnë produktet franceze, tha Erdogan, njëherësh lideri më me ndikim te bota islame.
Krahas Turqisë edhe Kuvajti, Katari, Tunizia dhe Maroko kanë nisur bojkotin e prodhimeve franceze. /Foldrejt.com