Presidenti turk thotë se Putin nuk ndihet rehat kur gruri shkon në vendet që kanë vendosur sanksione kundër Rusisë.
Presidenti turk Tajip Erdogan tha sot se ai dëshiron të eksportojë grurë edhe nga Rusia dhe se presidenti Vladimir Putin kishte të drejtë kur tha dje, të mërkurën, se gruri i eksportuar nga Ukraina sipas marrëveshjes së sponsorizuar nga OKB-ja po shkon në vendet e pasura dhe jo në të varfra. . Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij kroat, Erdogan tha se Putinit nuk ndihej rehat kur gruri shkonte në vendet që kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Dje presidenti rus diskutoi vendosjen e kufizimeve në eksportet e grurit të Ukrainës./FolDrejt/