Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka theksuar edhe njëherë atë që realisht pritej, se do mbështesë me çdo metodë qeverinë legjitime libiane dhe në të njëjtën kohë ka kritikuar disa vende arabe dhe europiane që mbështesin gjeneralin puçist Khalifa Haftar, informon foldrejt.com.
“Ata po ndihmojnë një baron lufte, kurse ne po i përgjigjemi ftesës së qeverisë legjitime të Libisë. Ky është dallimi”, shtoi Erdogan përpara simpatizantëve të tij në Ankara.
Në lidhje me marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak midis Turqisë dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë të nënshkruar më 27 nëntor, Erdoğan tha se mocioni për dërgimin e trupave në Libi do të vendoset në rend dite në parlamentin turk sapo ky institucion të hapet pas pushimit – 8 ose 9 janar.
Shumë ekspertë ndërkombëtare mendojnë se Libia pritet të kthehet në Sirinë e dytë, megjithatë, disa të tjerë mendojnë se ushtarët turq mund të sprapsin brenda pak muajsh puçistët anti-qeveritarë.
Përndryshe krahas Haftar luftojnë edhe mercenarët e njohur rus Vagner Grup, të cilët janë të afërt me qeverinë ruse të Putinit./Foldrejt.com