Finlanda dhe Suedia, të cilat aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO më 18 maj, pritej të merrnin një ftesë zyrtare për t’u bërë anëtarë të bllokut në samitin e Aleancës në Madrid, por Turqia bllokoi procesin e anëtarësimit.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se do t’i qëndrojë qëndrimit të tij për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, derisa të përmbushen të gjitha premtimet e dhëna Ankarasë.
“Derisa të përmbushen premtimet e bëra për vendin tonë, ne do të vazhdojmë të kemi qëndrimin tonë parimor dhe vendimtar,” tha Ergogan në parlament të shtunën./FolDrejt/