Më herët sot, Turqia i bëri thirrje AD që të pezullojë mbështetjen për milicinë kurde siriane IPG pas përshkallëzimit të sulmeve hakmarrëse përgjatë kufirit turko-sirian.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Turqia do të kryejë sulme kundër militantëve kurdë me tanke dhe forca tokësore sa më shpejt të jetë e mundur, pasi sulmet hakmarrëse midis forcave turke dhe milicisë kurde IPG u përshkallëzuan përgjatë kufirit sirian.
Erdogan tha se forcat turke kanë sulmuar terroristët kurdë në veri të Sirisë prej disa ditësh dhe se qëllimi është që ata të eliminohen sa më shpejt të jetë e mundur me sulme tankesh dhe forca tokësore, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.