Ankaraja beson se është e rëndësishme që konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës të zgjidhet me bisedime sa më shpejt të jetë e mundur, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.
Presidenti Erdogan tha se i kushton shumë rëndësi përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës përmes bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur, njoftoi zyra e Presidentit të Turqisë.
Ankaraja ka dalë vazhdimisht me idenë e ndërmjetësimit të negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës, tha agjencia, duke shtuar se Turqia gjithashtu priti bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase, transmeton Fol Drejt.