Erdogan theksoi se Turqia nuk do të ketë probleme me energjinë këtë dimër.
Vendet evropiane do të përballen me vështirësi serioze këtë dimër për shkak të kufizimeve në dërgesat e gazit nga Rusia, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në një takim me anëtarët e Fondacionit të Rinisë Turke në Stamboll, ai tha se tani e gjithë Evropa po mendon se si do të kalojë ky dimër, shkruan Anadolia Agency, përcjell Fol Drejt.