Udhëheqësi turk i tha parlamentit se qëndrimi i Ankarasë ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO nuk do të ndryshojë derisa këto vende të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj terrorizmit.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë së cilës ka deklaruar se Turqia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës, derisa këto vende t’i japin Ankarasë garanci me shkrim për luftën kundër terrorizmit.
“Gjatë bisedimeve, presidenti Erdogan vuri në dukje nevojën për hapa nga Suedia dhe Finlanda për të adresuar shqetësimet legjitime të Turqisë. Presidenti vuri në dukje se përparimi në këtë proces është i pamundur pa detyrimet e shkruara të këtyre vendeve në lidhje me ndryshimin e paradigmës në luftën kundër terrorizmit dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit./FolDrejt/