Në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjeve, Rexhep Tajip Erdogan tha se ai po kryesonte me një diferencë të madhe, megjithëse rezultatet paraprake sugjerojnë se ai mund të detyrohet të shkojë në balotazh, transmeton Klix, përcjell Fol Drejt.
“Vendi ynë përfundoi një festë tjetër demokracie me zgjedhjet e 14 majit. Megjithëse rezultatet e sakta nuk janë ende të qarta, ne jemi përpara,” u tha Erdogan mbështetësve në selinë e partisë së tij në Ankara.
“Ne e dimë se po udhëheqim me një diferencë të madhe, por nuk e dimë zyrtarisht se cili është rezultati i saktë sepse nuk e kemi marrë ende atë”, shtoi Erdogan.
Të dhënat e fundit pas numërimit të 98.55 për qind të votave tregojnë se Erdogan kryeson me 49.34 për qind dhe se kundërshtari i tij kryesor Kemal Kiliçdaroglu ka 45 për qind. Nëse asnjëri prej tyre nuk fiton shumicën, do të ketë raund të dytë të votimeve. /FolDrejt/