Erdogan, i ka bërë thirrje Izraelit që “menjëherë të ndalë këtë çmenduri” dhe t’i japë fund sulmeve ndaj caqeve në Gazë, pasi forcat izraelite intensifikuan sulmet ajrore, detare dhe tokësore në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi.
“Bombardimet izraelite në Gazë u intensifikuan mbrëmë dhe sërish shënjestruan gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm, duke përkeqësuar krizën humanitare”, shkroi Erdogan në X, që më herët njihej si Twitter.
“Izraeli duhet që menjëherë të ndalë këtë çmenduri dhe sulmet e tij”.
Kujtojmë se mbi 7.300 palestinezë janë vrarë në Gazë gjatë sulmeve të Izraelit, përfshirë edhe afër 3.000 fëmijë, sipas autoriteteve në Gazë.