Veprimet e Izraelit në Gaza janë “terrorizëm shtetëror” dhe Turqia “nuk mund të heshtë” ndaj tij, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në kthimin e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas pjesëmarrjes në samitin COP28, Erdogan shtoi në një deklaratë për gazetarët se “zyrtarët izraelitë, të cilët njihen si viktima të gjenocidit, tani janë kthyer në vrasës të paraardhësve të tyre”, raporton Al Jazeera.
Ai shtoi se nuk e humb shpresën për një paqe të qëndrueshme në konflikt dhe se Hamasi, organizata që sundon Rripin e Gazës, nuk mund të përjashtohet nga e ardhmja e enklavës palestineze, raporton Reuters.
Erdogan tha se shansi për paqe në Gaza pas pushimit humanitar është humbur për momentin për shkak të qasjes pa kompromis të Izraelit, njoftoi sot stacioni televiziv turk NTV, përcjell Fol Drejt.