Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan duke bërë të ditur përfundimin e turit ballkanik 3 ditorë që përfshin Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë ka thënë “Jemi gjithmonë pranë vëllezërve tanë në Ballkan”.
Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Erdogan tha se ka përfunduar turin 3 ditorë në Ballkan që përfshin Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në postimin e tij ku ka paraqitur video me pjesë nga kontaktet në turin ballkanik dhe flamuj të Turqisë dhe 3 vendeve të Ballkanit, Erdogan deklaroi: “Ne jemi gjithmonë pranë vëllezërve tanë në Ballkan me të cilët kemi pasur një unifikim të fatit në të kaluarën, kemi ndarë një histori dhe gjeografi të përbashkët dhe me të cilët kemi lidhje njerëzore dhe kulturore”./FolDrejt/