Bastisjet e policisë izraelite në xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar janë “të papranueshme”, tha të mërkurën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke i bërë thirrje Izraelit të braktisë hapat që po nxisin tensionet, raporton Andolu Agency, përcjell Fol Drejt.
“Ndërhyrjet dhe kërcënimet kundër shenjtërisë dhe rëndësisë historike të Xhamisë Al-Aksa, si dhe lirisë së fesë dhe jetës së palestinezëve duhet të pushojnë”, tha Erdogan në një intervistë televizive.
Deklaratat e tij erdhën pasi tensionet u përshkallëzuan kur policia izraelite arrestoi rreth 350 besimtarë nga brenda kompleksit të xhamisë Al-Aksa.
Një grup palestinezësh u barrikaduan brenda sallës së lutjeve Al-Qibli në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa pasi kolonët hebrenj bënë thirrje për një bastisje në xhami. Ata u përpoqën të pengonin hyrjen e policisë duke mbyllur dyert e saj.
Rreth Sallës së Lutjeve Al-Qibli, policia izraelite u ngjit në çatinë e xhamisë, thyen xhamat dhe fillimisht përdori bomba zanore kundër besimtarëve brenda. Disa në xhami u përpoqën t’i rezistonin policisë duke hedhur fishekzjarre.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve dhe motrave tona palestineze në çdo rrethanë dhe të mbrojmë vlerat tona të shenjta. Edhe Izraeli duhet ta dijë këtë,” tha Erdogan. /FolDrejt/