Turqia vazhdon të mbajë kontakte diplomatike me Rusinë dhe Ukrainën në nivelin më të lartë, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një bisedë telefonike me kryeministrin holandez Mark Rutte.
Zyra presidenciale e Turqisë njoftoi se janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Holandës, si dhe çështjet rajonale.
Gjatë bisedës, presidenti i Turqisë tha se marrëdhëniet aktuale mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian nuk janë në interes të asnjërës palë./FolDrejt/