Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se krimet e kryera nga Izraeli në Gaza nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar.
“Krimet izraelite të luftës, krimet kundër njerëzimit në Gaza nuk duhet të lihen pa përgjigje. Prioriteti ynë tani është të shpallim një armëpushim të përhershëm dhe të sigurojmë rrjedhën e ndihmave humanitare”, tha Erdogan në samitin e 44-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në Doha, kryeqyteti i Katarit.
Erdogan theksoi se krimet në Gaza duhet të parandalohen që të kthehen në një luftë rajonale që përfshin edhe Sirinë.