Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë një fjalimi të gjatë në Ankara ka kritikuar akademinë suedeze të NOBEL-it pas çmimit të dhuruar për shkrimtarin kontravers Peter Handke, informon foldrejt.com.
Presidenti Erdoğan tha se nuk do ta pranonte Çmimin Nobel për Paqe në rast se një ditë do t’i jepej atij. Ai më tej shtoi se ashtu si Kroacia, Bosnja, Shqipëria dhe Kosova, edhe Turqia nuk do marrë pjesë në “shpërblimin e një shkrimtari që bashkëvepron me zullumin.”
Andaj “NOBELI nuk ka asnjë vlerë për mua”, tha Erdogani.
Më tutje Erdogani ka kitikuar Europën se ka mungesë lidershipi, kurse si liderë që ai lavdëroi dhe që ka komunikim të herëpashershëm janë Donald Trump, Vladimir Putin dhe emiri i Katarit, vëllai Al-Thani./Foldrejt.com