Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan beson se kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo nuk luajti mjaftueshëm minuta në Botërorin e përfunduar së fundmi në Katar.
Cristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes për arsye të ndryshme para fillimit të Kupës së Botës, gjatë tij dhe sigurisht edhe më pas. Para grumbullimit të kombëtares, nisën njoftimet për intervistën e tij me Piers Morgan, pasuan reagimet nga Manchester United, kështu që Ronaldo u bë lojtar i lirë në mes të Kampionatit Botëror. Dhe më pas filluan spekulimet e reja – ku dhe mbi të gjitha për sa para do të vazhdojë karrierën e tij.
Edhe presidenti i Turqisë kishte diçka për të thënë për këtë temë.
“Ata ia bënë Ronaldos nga kotësia. Fatkeqësisht, ata vendosën sanksione politike ndaj tij. Dhe nëse fut një lojtar si Ronaldo në lojë në pjesën e dytë, për 15 minuta apo gjysmë ore, i merr energjinë dhe forcën mendore”, tha presidenti i Turqisë dhe shtoi:
“Ronaldo tani po shkon në Arabinë Saudite, sipas informacioneve që kam. Ai është dikush që mbështet palestinezët. Tani Mbappe është e ardhmja ”, përfundoi Erdogan.