Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Ankaraja po përgatit projekte strehimi në veri të Sirisë që do të lejojnë gati një milion refugjatë të kthehen në vendin e tyre, shkruan AA.
Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetares së “CNN International”, Becky Anderson, duke folur për një sërë temash nga procesi zgjedhor deri te politika e jashtme.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me thirrjet e opozitës për dëbim masiv të refugjatëve sirianë nga Turqia, Erdogan theksoi se “është e pamundur të pajtohesh me këtë”, transmeton Fol Drejt.