Më shumë se 114,000 njerëz u shpëtuan gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas tërmeteve shkatërruese në Turqinë juglindore, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Punës për heqjen e rrënojave po i vjen fundi, 114,834 njerëz janë shpëtuar”, tha Erdogan për televizionin lokal, siç raportohet nga TASS.
Më shumë se 46,000 njerëz vdiqën në tërmetet shkatërruese që goditën Sirinë dhe Turqinë më 6 shkurt./FolDrejt/