Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se misionet diplomatike perëndimore do të “paguajnë” për lëshimin e paralajmërimeve të sigurisë dhe mbylljen e përkohshme të konsullatës në vend javën e kaluar, ndërsa policia tha se nuk kishte kërcënim serioz për të huajt pasi u arrestuan 15. të dyshuar si të lidhur për Shtetin Islamik, raporton Reuters.
Ankaraja thirri ambasadorët e një numri vendesh perëndimore për bisedime të enjten për të kritikuar vendimet e tyre për mbylljen e përkohshme të misioneve diplomatike dhe lëshimin e paralajmërimeve, sipas Reuters.
Zyrtarët turq thanë se vendet perëndimore, përfshirë Gjermaninë dhe SHBA-në, nuk kishin ofruar të dhëna për të mbështetur pretendimet e tyre për një kërcënim të sigurisë./FolDrejt/