Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha sot gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin Bilechik se Turqia mund të marrë një vendim për anëtarësimin e Finlandës në NATO që do të tronditë Suedinë.
“Nëse është e nevojshme, ne mund të japim një përgjigje tjetër.” “Suedia do të tronditet kur të japim një përgjigje ndryshe në lidhje me Finlandën”, tha kreu i shtetit turk, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Turqisë u ftohën dukshëm gjatë janarit për shkak të një sërë protestash pro-kurde në Stokholm./FolDrejt/