Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha sot se po ndihet shumë më mirë pas gripit të stomakut.
“Falë Zotit, tani jam shumë më mirë”, tha ai i pyetur nga një gazetar gjatë një vizite në festivalin TeHnofest në Stamboll, përcjell Fol Drejt.
Është hera e parë, që nga raportimet për sëmundjen e tij, që Erdogan shfaqet personalisht në një ngjarje./FolDrejt/