Thuhet se në kohë krizash dalin edhe aleancat e vërteta. Në momentet e luftës kundër Covid19, presidenti shqiptar Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, kanë theksuar se janë në komunikum me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, rreth masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit Covid19.
Në një njoftim në rrjetin social Tuitter, Thaçi tha se ka zhvilluar bisedë me homologun turk për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të kërkuar ndihmë për frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) në Kosovë.
“Kosova gëzon ndihmën operacionale dhe logjistike të Turqisë në përpjekjet për ta mposhtur COVID-19. Tejet mirënjohës ndaj Turqisë dhe presidentit Erdoğan për mbështetjen”, ka shkruar presidenti i Kosovës.
Poashtu, në një rrjet televiziv në Shqipëri, kryeministri Rama u shpreh: “Ne kemi prej kohësh, jo tani, prej dy javësh vendosur në tavolinën e shtetit turk alternativën, pra një listë me kërkesa në rast se do të përmbyset bota dhe nuk do të ketë më asnjë mundësi komunikimi me askënd. Ne mendojmë që atë pjesën kritike, atë gjënë që duhet me e pas të garantuar për një plan C, duhet që ta kemi të garantuar dhe e kemi të garantuar me Turqinë”, është shprehur Rama.
Institucionet në Shqipëri kanë marrë masa të shumta kundër përhapjes së koronavirusit të ri, ku përveç mbylljes së institucioneve arsimore, është vendosur edhe ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private, pezullimi i aktiviteteve futbollistike dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.