fbpx
E diel, 8 Shtator, 2024

Erdogan në takim me një grup deputetësh të Republikës së Kosovës

Lexoni edhe..

Presidenti i shtetit mik të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një takim me disa nga deputetët e Republikës së Kosovës në Kuvendin e Turqisë. 

Kjo është bërë e ditur përmes postimeve në Facebook nga deputetët Mërgim Lushtaku e Eman Rrahmani.

“Mikpritja, modestia, afërsia, janë disa nga tiparet që e karakterizojnë këtë lider të përmasave botërore. Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, përkrah fotografisë së ndarë në Facebook, ka shkruar vetëm: “Bayraktar”.

Të ngjajshme