Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të gjykohet përfundimisht si kriminel lufte për shkak të ofensivës izraelite në Rripin e Gazës.
Reuters raporton se presidenti turk, në një fjalim në një takim të komitetit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll, tha se Gaza është tokë palestineze dhe do t’i përkasë gjithmonë palestinezëve, dhe e quajti kryeministrin izraelit kasap përsëri.
“Kasapi i Gazës, Netanyahu, pranoi në kamera se qëllimet e tij ekspansioniste nuk kufizohen vetëm në Ramallah dhe Gaza. Prandaj, të mbrosh Gazën dhe Palestinën sot do të thotë të mbrosh Jerusalemin, Mekën, Medinën, Damaskun, Stambollin dhe qytete të tjera islame në të njëjtën kohë”, tha Erdogan, përcjell Fol Drejt.