Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se zbatimi i rregullave më të rrepta të ndërtimit është i nevojshëm në vend pas një tërmeti të fuqishëm që tronditi Turqinë jugore javën e kaluar, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Erdogan tha se “ndërtesat e shembura i kujtuan qeverisë nevojën për rregulla më të rrepta ndërtimi” në një fjalim televiziv, duke shtuar se qeveria e tij do të vazhdojë punën derisa personi i fundit të shpëtohet nga rrënojat në zonën e goditur nga tërmeti./FolDrejt/