Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan vlerësoi se sulmet ndaj civilëve në Ukrainë ngadalësuan rrjedhën e suksesshme të negociatave mes Moskës dhe Kievit, me ndërmjetësimin e Ankarasë.
“Palët kanë bërë përparim të prekshëm në negociata, por pamjet nga Bucha dhe Irpen, përdorimi i civilëve nga Kramatorsk si një objektiv hedhin hije mbi përpjekjet tona,” tha Erdogan.
Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë të bëjë përpjekjet e nevojshme për t’i dhënë fund armiqësive në Ukrainë dhe për të arritur paqen e qëndrueshme midis Moskës dhe Kievit./FolDrejt/