Presidenti turk Tajip Erdogan ka thënë se me presidentin rus Vladimir Putin do të diskutojë zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi, e cila do të skadojë më 17 korrik.
Marrëveshja e drithit e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja midis Ukrainës dhe Rusisë vitin e kaluar, lejon anijet ukrainase të eksportojnë drithëra nga portet e Detit të Zi në pjesën tjetër të botës.
Duke folur përpara nisjes së tij për një samit të NATO-s në Vilnius, Erdogan tha se pret që Putin të vizitojë Turqinë në gusht./FolDrejt/