Duket që lufta për naftën do ekzistojë edhe në vitet e ardhshme dhe kjo vërehet nga kontestet e fundit rreth Libisë dhe “pronësisë” së Detit Mesdhe, shkruan foldrejt.com.
Në një prononcim të fundit të presidentit Rexhep Taip Erdogan, ai thekson se “bregdeti ynë ndodhet përballë bregdetit libian. Kjo është arsyeaja e vlefshmërisë së Marrëveshjes Detare” mes Ankarasë dhe Tripolit, përcjell foldrejt.com.
Më tutje Erdogani ka kritikuar pretendimet greke për marrjen në konsideratë të ishullit grek, njëlloj sikur të ishte pjesë kontinentale. Kjo pasi Kreta është ishull.
Në lidhje me takimin e mundshëm mes tij dhe kryeministrit grek Mitsotakis, Erdogan tha se ai njëherë duhet të përmirësojë gabimin e takimit të tij me Haftarin, më pas mund të flitet për takim dypalësh./Foldrejt.com