“Për sa kohë që Tajip Erdogan është në krye të Republikës së Turqisë, ne definitivisht nuk mund të themi ‘po’ për t’iu bashkuar vendeve të NATO-s që mbështesin terrorizmin,” vuri në dukje ai.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se bisedimet e javës së kaluar me delegacionet finlandeze dhe suedeze nuk ishin në nivelin e pritur dhe se Ankaraja nuk mund t’u thoshte “po” vendeve që mbështesin terrorizmin për t’u bashkuar me NATO-n, njoftoi sot televizioni shtetëror turk TRT Aber, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Turqia kundërshton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë dhe thuhet se Erdogan u tha gazetarëve, pas kthimit nga vizita e djeshme në Azerbajxhan, se ato vende nuk janë as të ndershme dhe as të sinqerta./FolDrejt/