Tërmetet shkatërruese që tronditën Turqinë në shkurt morën jetën e të paktën 48 mijë njerëzve, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një vizite në provincën Hatay, e cila ishte më e prekura nga tërmetet, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
“Numri i të vdekurve është 48,000, më shumë se 115,000 njerëz u plagosën. Rreth 50,000 ndërtesa u shkatërruan. Megjithatë, asnjë vend nuk mund të reagonte kaq shpejt ndaj një aksidenti kaq të madh”, tha presidenti i Turqisë në një intervistë për televizionin kombëtar TRT.
Sipas kreut turk, autoritetet mobilizuan të gjitha forcat në dispozicion për të pastruar rrënojat pas tërmetit, pavarësisht motit të ftohtë dhe rrugëve të shkatërruara.
“Njëqind vende na kanë dërguar ndihmë duke ofruar ekipe shpëtimi Unë u jam shumë mirënjohës atyre,” tha Erdogan.
Më 6 shkurt, dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter tronditën provincën e Kahramanmaras në Turqi, e cila ndodhet në juglindje të vendit.
Dy tërmetet më të forta të ndjekura nga mijëra pasgoditje u ndjenë në njëmbëdhjetë provinca, si dhe në vendet fqinje dhe Siria pësoi më së shumti. /FolDrejt/