“Unë gjithmonë kam thënë se një paqe e drejtë mund të arrihet përmes diplomacisë dhe përpjekjet tona intensive për të eliminuar pasojat e konfliktit janë njohur në mbarë botën. Shkëmbimi i të burgosurve muajin e kaluar është një arritje e veçantë në këtë drejtim,” tha presidenti turk.
Një paqe e drejtë në Ukrainë mund të vendoset përmes përpjekjeve diplomatike, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në Astana në Konferencën për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi, transmeton Fol Drejt.
Erdogan theksoi se qëllimi i Turqisë në konfliktin ruso-ukrainas është “të ruajë stimujt e arritur, pavarësisht nga vështirësitë lokale, dhe të ndalojë gjakderdhjen sa më shpejt të jetë e mundur”./FolDrejt/