Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan synon ta rivizitojë rajonin e goditur nga tërmeti, ndërsa përpjekjet afatgjata të ndihmave janë duke u zhvilluar në zonat e prekura të Turqisë dhe Sirisë dhe delegacionet ndërkombëtare vazhdojnë ta vizitojnë rajonin së bashku me zyrtarë të lartë turq, raporton Radio Televizioni Turk (TRT).
Erdogan pritet të vizitojë rrethin Golbasi në provincën Adiyaman dhe qarkun Dogansehir në provincën Malatya.
Sipas të dhënave të fundit, tre javë pasi dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën provincën turke të Kahramanmaras dhe zonën kufitare të Sirisë, më shumë se 50,000 njerëz kanë vdekur – të paktën 44,374
në Turqi dhe 5,914 në Siri.
Tërmetet u pasuan nga të paktën 9,136 pasgoditje, njoftoi agjencia shtetërore e menaxhimit të fatkeqësive (AFAD), duke përfshirë të tretin më të fortë, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, që goditi provincën turke të Hatay, transmeton Fol Drejt.