Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka thënë të premten se Turqia nuk do qëndrojë e heshtur përpara mercenarëve ruse, duke nënkuptuar se së shpejti ushtarët turq mund të përballen me rusët që luftojnë për para për gjeneralin libian Khalifa Haftar, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media ndërkombëtare Reuters. Konkretisht grupi rus që luftojnë si mercenerë të Haftarit, janë grupi Vagner, që ka lidhje direkte edhe me Kremlinin.
Në anën tjetër Moska zyrtare ka shfaqur shqetësime në lidhje me zhvillimet e fundit në Libi.
Lideri i njohur ndërkombëtar i Libisë është Fayez al-Serraj, i cili ka lidhje të afërta me Turqinë, por që nuk kontrollon shumicën e territorit libian. Përndryshe gjenerali Haftar, përveç Rusisë ka marrë mbështetje nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.