Dhjetë mijëra persona janë arratisur pas shtimit të bombardimeve të regjimit sirian dhe Rusisë në Sirinë veriore, kryesisht në provincën e Idlibit. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar prej tani Europën se Turqia nuk do kishte mundësi e vetme t’i mbijetonte valës së madhe të refugjatëve dhe me çrast – kërcënohet Europa.
Sipas parashikimeve turke bëhet fjalë për rreth 80 mijë persona që kanë lëshuar Idlibin, kurse sipas parashikimeve të OKB mund të jenë prej 60 deri 72 mijë persona – pra përsëri një shifër e madhe.
“Vendi jem nuk do mund të mbajë e vetme mbi supe një barrë të tillë. Të gjithë shtetet europiane, dhe veçanërisht Greqia, do ketë pasoja negative,” paralajmëroi Erdogani Europën, duke nënkuptuar hapjen e korridorit për refugjatët.
Me këto deklarata Erdogani sikur kërkon që edhe Europa të ushtrojë presion mbi Rusinë që të ndalojë bombardimet mbi Idlib.
Dikur kancelarja gjermane Angela Merkel, deklaroi se nuk guxonte të mbyllte ‘Korridorin Ballkanik’ për refugjatët, pasi mund të niste lufta në Ballkan. Dhe në fakt kishte plot tensione mes Kroacisë dhe Serbisë për mos menaxhimin e duhur të refugjatëve, duke sjellur deri mbylljen e kufijve dhe embargove ekonomike mes dy shteteve.
Këto ditë një delegacion turk do udhëtojë drejt Rusisë për të biseduar rreth Idlibit, por natyrisht edhe për Libinë ku me vendosjen e trupave turke mund të ketë një përplasje të re mes ushtrisë turke dhe mercenarëve rusë të mbështetur edhe nga Kremlini “Vagner grup”./Foldrejt.com