Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po qëndron në kryeqytetin ukrainas, Kiev pas tensionimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës.
I pari i shtetit të Turqisë, Erdogan ka folur pas takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa ka konfirmuar mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë edhe Krimenën, të cilin e ka aneksuar Rusia në vitin 2021.
“Dua të përsëris se ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë”, pohoi ndër të tjerash presidenti turk.
“Turqia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për t’i dhënë fund krizës mes dyja vendeve. E theksova edhe një herë se jemi të gatshëm të organizojmë me kënaqësi një samit të nivelit të liderëve ose bisedime në nivele teknike”, tha ai.
Theksojmë se gjatë takimit të dy liderëve u nënshkruan tetë marrëveshje ndërshtetërore, duke përfshirë edhe për sektorin ushtarak.