Pas dhunimit të hapësirës ajrore greke nga dy avionë ushtarak turq të premten në mëngjes, kanë ardhur komente të presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, që shfaqen provokative për grekët.
“Nëse ju nuk keni ushtri të mjaftueshme, fuqi politike dhe ekonomike, askush nuk do ju marrë seriozisht,” tha Erdogani, shkruan foldrejt.com. “Ne këtë e kemi parë gjatë tensioneve në Qipro 1974 dhe në detin Egje.”
Sipas medias greke “Kathimerini” kjo shprehje e Erdoganit vetëm se tregon po i “shërben tensionimit të marrëdhënieve bilaterale.”
Sot dy aeroplanë turq hynë në hapësirën ajrore greke – konkretisht në juglindje të Egjeut./Foldrejt.com