Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në takimin e tij me presidentin francez, Emmanuel Macron, në margjinat e Samitit të Liderëve të G20, tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet të bëjë pjesën që i takon për vazhdimin e marrëveshjes për korridorin e drithit, i cili rifilloi së funksionuari pas përpjekjeve intensive.
Në njoftimin e Kryesisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë thuhet se në takim presidenti Macron, i shprehu presidentit Erdogan ngushëllimet për viktimat e sulmit terrorist në rrugën “Istiklal” në Stamboll, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në takim janë trajtuar marrëdhëniet Turqi-Francë dhe çështjet rajonale, ku Erdogan tha se zhvillimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e mbrojtjes dhe energjisë, përfshirë tregtinë është interes i përbashkët.
Erdogan rikujtoi se korridori i drithit pas përpjekjeve intensive ka rifilluar së funksionuari. Ai potencoi se për vazhdimin e marrëveshjes edhe BE-ja duhet të bëjë pjesën që i takon.
Presidenti turk theksoi se Greqia duhet të inkurajohet për një dialog të sinqertë dhe kuptimplotë./FolDrejt/