Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Turqi mund të bëhet në gusht, por data e saktë ende nuk është caktuar, tha udhëheqësi turk Rexhep Tajip Erdogan, raporton TASS.
“Data e saktë nuk është caktuar ende. Për momentin, ministrat e jashtëm dhe të inteligjencës janë duke punuar për këtë çështje. Shpresoj që si rezultat i punës së tyre, vizita të bëhet në gusht,” tha Erdogan i pyetur nga gazetarët se kur Putini do të vizitonte Turqinë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha më 3 gusht se vendi dhe data e saktë e takimit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan do të koordinohen përmes kanaleve diplomatike.
Një ditë më parë, Peskov vuri në dukje se “vendi i takimit do të negociohet, nuk është domosdoshmërisht Turqia”. Në të njëjtën kohë, ai kujtoi se “Erdogan e fton [Putinin] ta vizitojë atë në Turqi”.