Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan po vjen duke e rikthyer fuqishëm mbështetjen e tij në popull, shkruan Fol Drejt.
Shefi i Middleeasteye Ragıp Soylu ka konfirmuar se sondazhet e fundit kanë verifikuar një rritje të konsiderueshme të mbështetjes për partinë në pushtet të Erdoganit, që nga korriku i këtij viti.
Me disa politika sociale, ai e ka forcuar pozicionin e tij në skenën politike turke.
“Erdogan ktheu rubinetin te pagat, ndihmat sociale, faljen e taksave dhe kreditë e lira” – shkruan Ragıp Soylu.
Sipas Soylu, kjo strategji e tij, është duke i funksionuar.
Ndërkohë, pavarësisht rritjes së inflacionit, PBB-ja e Turqisë u rrit me 7.6 % në tremujorin e dytë të 2022, falë të ardhurave të forta nga turizmi, rritjes së eksporteve dhe injektimeve të drejtpërdrejta të parave nga Rusia dhe Gjiri – ndonëse e shoqëruar nga një deficit tregtar në rritje./FolDrejt/