Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan priti me ceremoni në kompleksin presidencial, presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö i cili ndodhet në Türkiye për vizitë zyrtare, raporton AA.
Automjeti i presidentit Niinistö u prit në bulevardin përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan deri në derën e protokollit.
Presidenti Erdoğan e priti Niinistö-n në derën e hyrjes kryesore të kompleksit presidencial.
Pas pozicionimit në foltoren ceremoniale të presidentit Erdoğan dhe presidentit Niinistö, u kryen 21 të shtëna me top dhe u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve. Presidenti finlandez përshëndeti trupën ceremoniale me shprehjen në turqisht “Merhaba asker” (Përshëndetje ushtarë).
Në ceremoni kishte edhe flamuj dhe ushtarë që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori.
Pas ceremonisë së pritjes, Erdoğan dhe Niinistö pozuan për gazetarët përpara flamujve të Turqisë dhe Finlandës.
Erdoğan dhe Niinistö kaluan në takimin kokë më kokë dhe më pas do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për media.
Presidenti Erdoğan do të takohen me presidentin e Finlandës Niinistö edhe në një drekë pune, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.