Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se prioriteti i ekipit të tij të ri ekonomik do të jetë ulja e inflacionit në një shifër, nga 40 për qind që është aktualisht.
“Tani që zgjedhjet mbaruan, dora jonë është më e fortë. Ne do ta ulim inflacionin në njëshifror, ky do të jetë prioriteti ynë. Ekonomia po rimëkëmbet shpejt pas dy tërmeteve shkatërruese në shkurt,” tha Erdogan, sipas Bloomberg.
Ai gjithashtu në mbledhjen e rregullt të përgjithshme të Asamblesë së Eksportuesve Turq tha se Turqia këtë vit planifikon të rrisë eksportet në vendet e tjera./FolDrejt/