Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prit me ceremoni zyrtare nga presidentja hungareze, Katalin Novak, në kryeqytetin e Hungarisë ku ka mbërritur për të zhvilluar takime zyrtare.
Presidenti Erdoğan u prit në “Sheshin e Heronjve”, ku pas intonimit të dy himneve kombëtare, ai përshëndeti gardën ceremoniale në gjuhën hungareze, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në kuadër të ceremonisë, Erdoğan vendosi kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur dhe më pas dy liderët ndoqën paradën ushtarake dhe i prezantuan njëri tjetrit delegacionet e tyre.
Në ceremoni të pranishëm ishin edhe ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Özdemir Göktaş, ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, ministri Kombëtar Mbrojtjes, Yaşar Güler, drejtori i komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, kryekëshilltari i presidentit, ambasadori Akif Çağatay Kılıç dhe ambasadorja e Türkiye-s në Budapest, Gülşen Karanis Ekşioğlu.
Pas ceremonisë, Erdoğan kaloi në rezidencën Sandor për të zhvilluar takim me homologen e tij hungareze.