Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka thënë homologut rus, Vladimir Putin, në një telefonatë se përpjekjet për paqe në luftën Rusi-Ukrainë duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm dhe një “vizion për një zgjidhje të drejtë”, sipas zyrës së tij, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Presidenca turke tha në një deklaratë se të dy liderët diskutuan gjithashtu për energjinë dhe korridorin e drithërave të Detit të Zi gjatë bisedës së tyre.
Udhëheqësi turk gëzon marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin dhe është përpjekur të pozicionohet si ndërmjetës midis dy palëve në mes të luftës./FolDrejt/