Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se qeveria e tij do të ndërmarrë veprime kundër atyre që janë përfshirë në plaçkitje dhe krime të tjera në rajonin e goditur nga tërmetet, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Ne kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, tha ai gjatë një vizite në zonën e fatkeqësisë. “Kjo do të thotë që, që tani e tutje, njerëzit që janë të përfshirë në grabitje apo rrëmbime duhet të dinë se dora e fortë e shtetit është mbi kurrizin e tyre,” tha ai. /FolDrejt/