Për të mbuluar dështimet në politikë, shpesh politikanët shqiptarë i kthehen nacionalizmit, kurse sipas presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, perëndimorët përdorin retorikë raciste dhe anti-muslimane.
Erdoğan këto vlerësime i bëri gjatë fjalimit të tij në një program rreth Javës së Xhamive dhe Zyrtarëve Fetarë në Qendrën Kulturore dhe Kongreseve Kombëtare Beştepe në Ankara.
Ai e kishte me kolegun francez, Emmanuel Macron rreth deklaratave të tij se “Islami është në krizë”, pikërisht në një qytet me shumicë muslimane. “Është një provokim i qartë se sa një mosrespekt”, u shpreh Erdogan, informon foldrejt.com.
“Sot në shumë vende perëndimore racizmi dhe Islamofobia mbrohen nga vetë shteti”, tha ai, duke menduar mbase Austrinë dhe natyrisht Francën.
Sipas presidentit turk, sulmi ndaj muslimanëve është bërë një nga mjetet më të rëndësishme që politikanët evropianë përdorin për të mbuluar dështimet e tyre.
Të premten e kaluar, Macron njoftoi një plan të diskutueshëm kundër të ashtuquajturit “separatizëm islamik” në vend, që do votohet në dhjetor 2020./Foldrejt.com