Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se reagimi i autoriteteve ndaj tërmeteve shkatërruese në jug të vendit nuk ishte aq i shpejtë sa donte qeveria dhe shtoi se numri i të vrarëve nga tërmetet në Turqi është rritur në 18.991.
Ai shtoi se disa njerëz po plaçkisnin tregje dhe dyqane pas tërmetit dhe se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në zonat e prekura do t’i jepte shtetit autoritetin për të aplikuar dënimet e nevojshme, raportoi Reuters.
Më shumë se 21,000 njerëz vdiqën dhe të paktën 78,124 u plagosën në tërmetet jashtëzakonisht të fuqishme që goditën Turqinë jugore dhe Sirinë këtë të hënë, transmeton Fol Drejt.