Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se partia e tij mund të organizojë një referendum për ndryshimet kushtetuese që do të mbrojnë të drejtën e grave për të veshur mbulesë dhe konceptin konservator të familjes, nëse parlamenti nuk i miraton ato.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit me partitë aleate ka 334 deputetë në parlament.
Erdogan tha në parlament se referendumi mund të mbahet nëse ligji nuk merr mbështetjen e të paktën 360 deputetëve, gjë që është e nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës./FolDrejt/